75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / C E

Eric Bailly e tepron, me një goditje dërgon kundërshtarin në spital

Eric Bailly bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Moussa Ediage në ndeshjen e Kupës së Francës mes Hyeres-Marseille.

Mbrojtësi i Marsejës u përpoq të merrte topin i pari, por përpjekja e tij shkoi huq duke goditur kundërshtarin shumë keq.

Në fakt, futbollisti i Hyeres-it u largua me barelë dhe iu desh të shkonte në spitalin më të afërt për t’i ofruar ndihmën e parë, ndërsa, ish-mbrojtësi i Man United i cili është i huazuar te Marseille këtë sezon u ndëshkua direkt me kartonin e kuq.