Eric Dier nënshkruan me skuadrën e njohur franceze

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Eric Dier është bërë me skuadër të re.
Ai është zyrtarizuar si lojtar i ri i skuadrës franceze, Monaco, shkruan IndeksOnline.
31-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare, që përfundon më 30 qershor 2028.
Ai së fundi ishte pjesë e Bayern Munich, ku ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me, duke shënuar dy gola./IndeksOnline/