10:30 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Erik Loshi thumbon artistët kosovar: Në Kosovë blejnë çdo gjë nga interneti ndërsa në Shqipëri punojmë dy muaj për një këngë

Erik Lloshi është një këngëtar nga Shqipëria, i cili është i njohur për publikun.

Ditë më parë ka publikuar projektin e fundit muzikor “Ta qesim tymin” ku ishte i ftuar në “Abc e pasdites” për të folur më shumë rreth saj, shkruan Indeksonline.

Ai nuk hezitoi të flas edhe për blerjen e klikimeve duke thënë se është e pamundur që artistët vendor t’i kalojnë me klikime ata vendor dhe se realitet është shumë më ndryshe nga ai që shihet nga klikimet e tyre.

“Realiteti është ndryshe, nuk mund te marrësh dy milionë klikime kur ke një popull aktualisht ka shkuar në 2.5 milionë njerëz në Shqipëri ndoshta edhe më pak sepse kanë ikur shumica, është jashtë çdo norme të dalësh mbi këngëtaret botëror me klikime. Blerja e klikime është kthyer në biznes”, u shpreh Eriku.

Ndërkohë, Loshi ka diskutuar edhe për dallimin mes muzikës dhe produksioneve në Shqipëri dhe Kosovë, duke u shprehur se nga ana e menaxhimit Kosova qëndron më mirë, por që produksionet e dy vendeve janë larg njëra-tjetrës.

Ai tha se në Kosovë artistët blejnë çdo gjë përfshirë beat-in dhe tekstin, ndërsa në Shqipëri punohet dy muaj për një këngë.

Kosova, për mendimin tim, përdorë një lloj taktike që është menaxhim të mirë. Nëse do flasim për produksionet shqiptare dhe kosovare, janë larg njëra-tjetrës. Produksionet shqiptare kurohen në detaj, ndërsa produksionet kosovare blejnë beat-in nga interneti, tekstin e blejnë, çdo gjë e blejnë. Nuk bëjnë asgjë vetë. Ndërsa ne punojmë një muaj deri në dy muaj për të bërë një këngë. Ama, ana menaxheriale është më e fortë se në Shqipëri. Atje artisti nuk i ngatërrojnë që artisti të flas me lokalet, vet me producentin secili ka rregullat e veta. Ndërsa në Shqipëri është parregullsia dhe pabesi ndaj anës financiare”, tha ai./Indeksonline/