75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 23 Maj 2025 / G T

Erik ten Hag i thotë “PO” Leverkusenit

Trajneri i njohur, Erik ten Hag, pritet të emërohet në stolin e Bayer Leverkusenit.

Skuadra nga Bundesliga është në kërkim të një trajneri, pasi Xabi Alonso e mbylli aventurën e tij, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano, Erik ten Hag, tashmë i ka thënë “PO” projektit të Leverkusenit.

Një kontratë dyvjeçare po bëhet gati për ish-trajnerin e Manchester Unitedit.

Nëse dështon kjo marrëveshje, Ertik ten Hag, mund të nënshkruajë me Ajaxin, e cila është në pritje të një përgjigje nga trajneri./Indeksonline/