75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / L A

Erik Ten Hag kandidat serioz për të zëvëndësuar Alonsonin te Bayer Leverkuseni

Bayer Leverkuseni po përgaditet për largimin e Xabi Alonsos.

Spanjolli po lidhet gjithnjë e më shumë me stolin e ish-skuadrës së tij, Real Madridin.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, ka filluar të kërkojë kandidatët për të zëvëndësuar spanjollin dhe një emër në veçanti duket si kandidati më serioz për të marrë përsipër pozitën e trajnerit.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, një nga kandidatët kryesorë për të marrë këtë pozitë është holandezi, Erik Ten Hag.

Erik Ten Hag, është aktualisht i papunë pas shkarkimit të tij nga Manchester Unitedi në nëntor të vitit të kaluar.

Ai ka shprehur interesimin për t’u kthyer përsëri në futboll nga sezoni i ardhshëm, për të tentuar të ndryshojë reputacionin e tij./IndeksOnline/