75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 06 Janar 2026 / L A

Erik Ten Hag me punë të re, emërohet në këtë pozitë te ish-skuadra e tij

Erik Ten Hag ka gjetur punë të re pas largimit nga Bayer Leverkuseni.

Këtë herë jo si trajner, por si drejtor teknik tek ish-skuadra e tij, Twente ku do të nisë punën në këtë pozitë nga shkurti.

Ai bëri rikthimin në shtetin e tij, Holandën për herë të parë që nga viti 2022 ku ishte trajner tek Ajaxi.

Holandezi, ishte së fundi trajner i Bayer Leverkusenit, por që ishte shkarkuar pas vetëm 3 ndeshjesh./IndeksOnline/