14:59 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / k.v

Erik ten Hag, trajneri i muajit nëntor në Premier League

Erik Ten Hag i Manchester United është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntorit në Premier League.

Këtë çmim në tre muajt e parë të sezonit (gusht, shtator dhe tetor) e ka marrë Ange Postecoglou, teknik i Tottenhamit.

Gjatë muajit nëntor, “Djajtë e Kuq” shënuan tri fitore në po aq ndeshje në kampionatin anglez. Manchester United mposhti Fulhamin, Luton Town dhe Evertonit.