75 Mall Live Search
10:01 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Erikseni arrin në Milano, sot nënshkruan me Interin

Christian Erikseni, ka arritur në Milano këtë mëngjes për testet mjekësore tek Interi.

Mesfushori danez pritet të nënshkruajë me zikaltërit gjatë këtij afati kalimtar, shkruan Indeksonline.

Erikseni do t’i kushtojë Interit rreth 20 milionë euro.

Kontrata e tij do të përfundonte gjatë verës, por italianët nuk mund të rrezikonin për ta pritur deri atëherë.

Për të ka pasur interesim të madh edhe nga Real Madridi. /IndeksOnline/