22:45 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Eriksen debuton me këmbë të mbarë, Interi në gjysmëfinale

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zikatërit kanë mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale.

Golat për Interin i shënuan Candreva në minutën e 44-të dhe Barella në minutën e 67-të.

Ndërsa golin e vetëm për Fiorentinën e shënoi Caceres në minutën e 60-të.

Në gjysmëfinale Interi do të takohet me Napolin. Në atë fazë do të luhen nga dy ndeshje. /IndeksOnline/