75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Eriksen: Do t’i them Anglisë të kenë kujdes ndaj Kosovës

Ylli i kombëtares së Danimarkës dhe skuadrës angleze Tottenham, është surprizuar me performancën e Kosovës.

“Ne kemi pritur që do të kemi ndeshje më të lehtë, por nuk doli ashtu”, ka thënë Eriksen pas ndeshjes.

Ai ka shtuar se Kosova ka futbollistë të mirë dhe do të jetë rivale e fortë për të gjitha kombëtaret tjera.

“E kemi ditur se Kosova ka futbollistë të mirë dhe u pa se do të jetë rivale e fortë për të gjithë. Është vështirë të kualifikohesh në një Kampionat Botëror ose Evropian. Kosova është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur, do t’ju tregoj anglezeve që Kosova këtu është e rrezikshme dhe kualifikimi për Euro 2020 nuk do të jetë i lehtë”, deklaroi Eriksen për SuperSport. /IndeksOnline/