14:03 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Eriksen e zgjedh klubin ku do të transferohet

Futbollisti i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen e ka zgjedhur klubin spanjoll, Real Madridin si klubin e tij të ardhshëm.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës me këtë skuadër dhe ka refuzuar që të qëndroj ende në këtë skuadër andaj ai ka vendosur që të bashkohet si lojtar i lirë me Realin.

Këto lajme mund të jenë zhgënjyese për klubet që kanë qenë të interesuara për të siç është Milani, Juventusi.

Eriksen ka qenë në Tottenham që nga viti 2013 kur ishte transferuar nga Ajax për 13 milionë euro, kurse që nga ajo kohë ai ka luajtur në 295 ndeshje me Tottenham ku ka arritur të shënoj 68 gola dhe 88 asistime.

/Indeksonline/.