Eriksen është operuar, sot pritet të dalë nga spitali

Futbollisti danez, Christian Eriksen është operuar me sukses në spitalin Rigshospitalet në Kopenhagë, duke futur nën lëkurë një aparat ICD.
Ashtu siç raportojnë gazetat ‘Corriere dello Sport’ dhe ‘Gazzetta dello Sport’, Eriksen pritet që të largohet nga spitali sot, ose më së largu nesër – në mënyrë që të shkoj të pushoj afër familjes së tij, shkruan IndeksOnline
Update regarding Christian Eriksen.
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 17, 2021
Danish version in next tweet. pic.twitter.com/a4Ra97xUXP
Dje gjatë ditës, Federata e Futbollit të Danimarkës dhe mjeku i ekipit, Martin Boesen, njoftoi publikun se lojtari i Interit do ta mbajë një aparat stimulues nën lëkurë.
Kujtojmë që Eriksen pësoi një sulm në zemër gjatë ditës së shtunë, në ndeshjen Danimarkë – Finlandë e vlefshme për EURO20./IndeksOnline/