17:02 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Eriksen i “përvishet” menjëherë punës, mund të debutoj nesër

Christian Eriksen ka filluar menjëherë stërvitjet te Interi.

Danezi nënshkroi në mëngjes me zikaltërit dhe i është përveshur punës në qendrën stërvitore në Milano.

Eriksen është fotografuar në stërvitje ku ka qëndruar afër dyshes që kanë luajtur në Premierligë, Lukaku dhe Young.

Ky transferim i ka kushtuar interit 20 milionë euro derisa futbollisti do të përfitoj rreth 7 milionë në sezon.

Eriksen e ka mundësinë te debutoj të mërkurën në ndeshjen e Kupës kundër Fiorentinës. /IndeksOnline/