Eriksen ka marrë vendim të befasishëm te Manchester United-i

Christian Eriksen e ka njoftuar Manchester Unitedin se do të largohet nga skuadra në fund të sezonit. Lajmi jipet sot nga mediat daneze.
Mesfushori i njohur thuhet se ka marrë këtë vendim për të cilin e ka njoftuar trajnerin Ten Hag dhe drejtuesit e lartë të skuadrës.
32 vjeçari është i pakënaqur me minutazhën te skuadra e madhe angleze dhe po kërkon një skuadër të re. Raportohet se Eriksen ka oferta nga Arabia, Amerika, por edhe nga skuadra daneze./Indeksonline/