Eriksen kthehet në skuadrën e Danimarkës nëntë muaj pas arrestit kardiak në Euro 2020

Christian Eriksen është ftuar në skuadrën e Danimarkës për miqësoret e tyre të ardhshme në mars kundër Holandës dhe Serbisë.
Është hera e parë që lojtari i Brentfordit thirret për ndeshje ndërkombëtare që nga arresti kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kundër Finlandës në Euro 2020 në Kopenhagë verën e kaluar.
Eriksen që atëherë ka filluar të rindërtojë karrierën e tij në Premier League pas largimit nga Interi, duke ofruar një asistim tërheqës gjatë fitores vendimtare të së shtunës ndaj Burnley. /IndeksOnline/
Eriksen tilbage i landsholdstruppen!
— Fodboldlandsholdene 🇩🇰 (@dbulandshold) March 15, 2022
Landstræner, Kasper Hjulmand, har netop offentliggjort truppen til de kommende testkampe mod hhv. Holland og Serbien, hvor Christian Eriksen var på listen over de 23 udvalgte.#ForDanmark #landsholdet #herrelandsholdet pic.twitter.com/5lxfEVG9su