19:21 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

Eriksen largohet nga fusha i gjallë dhe me vetëdije

Christian Eriksen është nisur për në spitalin më të afërt pas kolapsit që e pësoi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, e vlefshme për Grupin B në EURO20.

Futbollisti pësoi një sulm kardiak në minutën e 43’të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline

Gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e ditur, por pas një fotoje të shkrepur mësohet se lojtari është larguar nga fusha i gjallë dhe me ndjenja.

Urojmë që lojtari të shërohet plotësisht!

Kujtomë që UEFA e ka suspenduar përkohësisht ndeshjen mes Finlandës dhe Danimarkës./IndeksOnline/