75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Eriksen me një këmbë te Interi, pritet vetëm zyrtarizimi

Sipas footbalitalia, futbollisti i Tottenham, Christian Eriksen ka arritur marrëveshjen me Interin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit.

Danezi është pajtuar me kushtet e ofruara kurse drejtuesit e dy klubeve janë duke u takuar për ta finalizuar marrëveshjen.

Sipas këtij mediumi planet ishin që gjatë të hënës Eriksen t’i nënshtrohej testeve mjekësore te Interi mirëpo sipas tyre futbollisti me gjasë do të udhëtoj mëherët për në Itali, për të qenë pranë skuadrës për ndeshjen e së dielës kundër Cagliarit në San Siro./Indeksonline/.