75 Mall Live Search
20:45 / E Premte, 11 Tetor 2024 / Gj. Sh

Eriksen merr vendim të papritur

Christian Eriksen e ka njoftuar Manchester Unitedin se do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Lajmi është dhënë sot nga mediat daneze.

Mesfushori i njohur thuhet se ka marrë këtë vendim për të cilin e ka njoftuar trajnerin Ten Hag dhe drejtuesit e lartë të skuadrës.

32-vjeçari është i pakënaqur me minutazhën te skuadra e madhe angleze dhe po kërkon një skuadër të re.

Raportohet se Eriksen ka oferta nga Arabia, Amerika, por edhe nga skuadra daneze.