75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / Blerim

Eriksen mund të luaj edhe me aparatin ICD? Ky është futbollisti që ka pothuajse të njëjtin problem

Christian Eriksen, futbollisti i Interit pritet që së shpejti t’i nënshtrohet një operacioni – ku do t’i vendoset një ICD.

Sot gjatë ditës mjeku i Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen dha lajmin se Eriksen pritet t’i nënshtrohet një operacioni për vendosje të pajisjes ICD, shkruan IndeksOnline

Çka është ICD?

Ajo vendoset nën lëkurë. Telat e hollë lidhen me ICD-n dhe zemrën. Nëse zbulohet një ritëm jonormal i zemrës, pajisja do të jap një goditje elektrike për t’ia rikthyer rrahjet normale.

Si shpëtoi futbollisti?

Eriksen pati një sulm në zemër gjatë ndeshjes (të shtunën e kaluar) Finlandë – Danimarkë, e vlefshme për Kampionatin Europian EURO20.

Ai shpëtoi falë intervenimit të stafit mjekësor, të cilët ia rikthyen jetën.

Por, a mund të luaj futboll Eriksen?

Një pyetje që ka nisur të bëhet nga adhuruesit e futbollit. Dhe mund ta ketë një përgjigje si ‘PO’ – ai mund të luaj edhe me aparatin ICD në zemër. Madje, një futbollist aktiv luan me pajisjen S-ICD që është pak më ndryshe se ICD. Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez, Daley Blind.

Futbollisti i Ajaxit gjatë vitit 2020, pati një moment të sikletshëm në fushë – pasi ishte pajisja ICD ajo që u aktivizua me një ‘goditje’ dhe se lojtari u shtri në tokë duke e mbajtur zemrën me dorë.

Pra edhe Erikseni mund të vazhdoj të luaj futboll. Vetëm se duhet pritur edhe përgjigja përfundimtare e mjekëve./IndeksOnline/

Daley Blind Collapses On The Pitch For A Second Time In Horrifying Footage  - SPORTbible