75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Eriksen prezantohet te Manchester United, tregon arsyen pse zgjodhi të luaj për “Djajtë e Kuq”

Christian Eriksen sot është prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i ri i Manchester United.

Danezi u transferuar si futbollistë i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e Brentfordit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se u bashkua me Manchester United pas bisedave që kishte me trajnerin Erik ten Hag.

“Para së gjithash, futbolli”, tha Eriksen, kur u pyet se pse preferonte të vinte në Old Trafford.

“Dmth, unë jam një djalë që dua të luaj futboll dhe mendoj se, me idenë e ardhjes së trajnerit dhe idetë që ai kishte, dhe gjithashtu me bisedat e mia me të, dua të them se mund ta shihja veten duke luajtur futboll në Mançester.

“Dhe, në të njëjtën kohë, është një klub shumë, shumë i madh – nëse jo më i madhi. Nëse e shqipton diku, ata e dinë se nga është, ata e dinë se nga vijnë vendasit. 

“Ka një histori të madhe dhe është një ndjenjë e bukur të jesh pjesë e diçkaje që është kaq e madhe në histori.”, tha Eriksen gjatë prezantimit./IndeksOnline/