Eriksen pritet ta zëvendësoj Pogban te Manchester United
Manchester United është në negociata me Tottenhamin për mesfushorin Christian Eriksen.
Danezi shihet si zëvendësues i Paul Pogbas, i cili pritet të largohet shumë shpejtë nga Old Traford.
Eriksen nuk e ka vazhduar kontratën me londinezët, e cila i skadon në verën e ardhshme.
Për shërbimet e Eriksen janë të interesuara edhe disa klube të njohur si Real Madrid dhe Atletico Madrid. /Indeksonline/