17:06 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Eriksen shpreson të largohet këtë verë

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen po shpreson të largohet para se te mbyllet afati kalimtar.

Danezi ka refuzuar mundësinë për të vazhduar kontratën me Tottenhamin, duke pasur dëshirë të provojë një sfidë të re.

Eriksen është duke shpresuar që të dëgjojë ndonjë ofertë prej Realit, Juventusit ose Barcelones.

Për të ka shprehur interesim edhe United, mirëpo një transferim të tillë nuk e ka dëshiruar danezi. /IndeksOnline/