Erikseni asiston në ndeshjen e tij të parë që prej arrestit kardiak

Christian Erikseni luajti një orë dhe e dhuroi një asist në një ndeshje miqësore pa tifozë për Brentfordin kundër Southend të hënën. Kjo ishte hera e parë që mesfushori danez luan që prej arrestit kardiak në fushë shtatë muaj më parë.
Ish-ylli i Tottenhamin dhe Interit duket i gatshëm për të debutuar për Brentfordin në Premierligë këtë muaj.
30-vjeçari nuk kishte luajtur që prej arrestit kardiak në një ndeshje të Danimarkës në Euro 2020 verën e kaluar, por ai bëri një paraqitje e cila la të kuptohej se ai nuk e ka humbur ndjesinë e topit.
Erikseni ishte titulluar për Brentfordin në fitoren 3:2 kundër Southend, klubit nga një kategori më e ulët e futbollit anglez.
Danezi ishte afër të shënonte gol, para se të asistonte për golin e parë të Josh Dasilva, i cili shënoi het-trik në këtë miqësore.
Erikseni u zëvendësua pas një ore lojë nga Lewis Gordon.
Christian Eriksen was back on the pitch in a friendly for Brentford today 💪
— B/R Football (@brfootball) February 14, 2022
(via @BrentfordFC)pic.twitter.com/jBxLpfvAHV