75 Mall Live Search
17:56 / E Martë, 11 Mars 2025 / Gj. Sh

Erion Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO-së, gjykata shtyn vendimin për nesër

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vendimin për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia.

Avokatët kanë kërkuar që të njihen me provat e reja.

Erion Veliaj mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 12 shkurtit nën akuzën se ka konsumuar dy vepra penale “korrupsion pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.