Erion Veliaj nesër del para gjykatës

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion zhvillon nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili dje u arrestua me kërkesë të SPAK-u.
Mësohet se seanca do të zhvillohet nesër në orën 8:30 të mëngjesit.
Me kërkesë të SPAK-ut agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan ditën e djeshme kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ndërsa gjykata e posaçme vendosi masën e ndalimit arrest me burg, raporton Topchanel.
“Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar më 12.02.2025, ora 08:30“, sipas njoftimit.