75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Erion Veliaj: Tirana u kry!

Erion Veliaj, përmes një njoftimi në Facebook e konfirmon fitoren e tij në Tiranë.

“Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!”, shkroi Veliaj, tashmë kryetari i Tiranës.

Sipas tij gara mbaroi, tashmë duhet të bëjnë më shumë punë, vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës!

Ai i fton qytetarët e Tiranës që të japin më të mirën e tyre, pasi që edhe ai premton që do të bëjë të njejtën gjë./Indeksonline/