75 Mall Live Search
22:41 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / G T

Eris Bajra vazhdon me fitore – boksieri shqiptar mposht Mponjin në Stamboll

Eris Bajra, kampion i IBO Youth ashtu edhe WBO Youth Welterweight në kategorinë e të rinjve u rikthye në ring me fitore të madhe sonte në Stamboll.

Bajra fitoi me meritë në meçin e madh ndaj Makaveli Mponji, boksierin nga Tanzania.

Në rikthimin e tij në meç, Bajra shkëlqeu me paraqitjen, duke marrë fitoren e merituar dhe duke qëndruar kështu në top formë dhe me statistika impresionuese.

24 vjeçari tani nga 10 ndeshje në boksin profesionist, i ka të gjitha fitore dhe normalisht pritet shumë nga ai në të ardhmen.

Fitorja e sotme e tij në Stamboll të Turqisë ndaj një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm, tregon qartazi se ai ka të ardhmen përpara.