Erling Haaland nuk ka kërkuar të largohet nga Manchester City

Një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botë, Erling Haaland nuk dëshiron të largohet nga Manchester City.
Norvegjezi ka kontratë deri në qershor të vitit 2027, por ai së bashku me klubin janë në bisedime për zgjatjen e kontratës, shkruan IndeksOnline.
Ky është sezoni i tretë për Haaland me Cityn, dhe forma e tij e mirë po vazhdon ende.
Ai ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro, por kjo nuk vlen për klubet angleze.
24-vjeçari ka shënuar 13 gola këtë sezon në të gjitha garat./IndeksOnline/