Ermal e 2Ton arrijn sukses të madh: ‘Si Bora’ kap mbi 10 milionë klikime

Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe 2Ton, kanë shënuar një tjetër sukses të madh me bashkëpunimin e tyre të fundit.
Kënga ‘Si Bora’, e publikuar vetëm disa javë më parë, ka tejkaluar 10 milion klikime në YouTube, duke u kthyer në një hit të padiskutueshëm në tregun muzikor shqiptar, shkruan Indeksonline.
Balada me elemente moderne, e shoqëruar me një videoklip artistik dhe emocionues, ka marrë vlerësime pozitive si nga publiku.
Kombinimi i zërit karakteristik të Ermal Fejzullahut me stilin unik të 2Ton ka rezultuar një formulë fituese që ka prekur zemrat e dëgjuesve në mbarë trojet shqiptare dhe përtej.
Fansat kanë vërshuar rrjetet sociale me komente, duke e shpallur këtë bashkëpunim si një nga më të suksesshmit e këtij viti.
Me këtë arritje, dy artistët tregojnë edhe një herë ndikimin e tyre të fuqishëm në industrinë muzikore dhe aftësinë për të krijuar hite që zgjasin./Indeksonline/
