14:56 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ermal Fejzullahu foto me të “dashurën”, s’është Ariana!

Këngëtari Ermal Fejzullahu njihet për humorin e tij dhe komentet epike që ua bën kolegëve të tij nëpër rrjete sociale.

Me postimet që bën, Ermali gjithmonë arrin që ta marrë vëmendjen e mediave. Edhe këtë herë, nuk ka si të jetë ndryshe.

Sot, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, me një arushë lodër, por mbishkrimi që i ka vënë fotos ka qenë epik.

“Me të dashurën”, ka shkruar Ermali sipër fotos.

Ndryshe, Ermali është i martuar me Arianën. Çifti kanë 3 fëmijë: dy vajza dhe një djalë.

Ermal Fejzullahu po bëhet baba për herë të katërt