Ermal Fejzullahu nis pushimet familjare, në Vlorë

Ende nuk kanë filluar koncertet dhe mbrëmjet muzikore, prandaj shumë artistë kanë zgjedhur që të fillojnë pushimet e para verore.
Kështu, ka vepruar edhe këngëtari shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, i cili bashkë me familjen e tij kanë zgjedhur bregdetin e bukur të Vlorës.

Sot Ermali dhe Ariana kanë nisur ditën me pamje të mrekullueshme të plazheve të Vlorës, ndërsa nuk kanë munguar imazhet e ëmbla të fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, Ermali ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor e që fansat e tij me siguri e presin me padurim.

Kujtojmë se kënga e fundit e Ermali “Për një dashuri” erdhi në bashkëpunim me këngëtarin, Butrin Imeri, që është një ripërpunim i këngës së tij të promovuar para shumë vjetësh./Indeksonline/