16:51 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Ermal Fejzullahu tmerrin që e kishte përjetuar para një dasme: “Më kanë dërguar shpejt në spital…”

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu në emisionin “Prive” në kronikën “5 datat” ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur në jetën e tij.

Ermal Fejzullahu ka treguar se si me 6 gusht të vitit 2015, para se të këndonte në një dasëm, kishte pasur një problem shëndetësor, sulm paniku, transmeton Indeksonline.

“Kam qenë i përgatitur me këndu në një dasëm në Prishtinë. Gjatë tërë ditës nuk isha ndje mirë. Para se të dal në skenë mu dokë që mora sulm në zemër. Mu morë fryma dhe fillova të kem rrahje të mëdha të zemrës. Nuk e kisha nga emocionet. Po i them një djali aty që punonte, ‘nuk po ndihem mirë, të lutem dërgom te mjeku’. Më kanë dërguar shpejtë në spital, më kanë dhënë infuzion. Më vonë e kam kuptuar që kam pasur sulm paniku”, tha ndër të tjera Fejzullahu i cili tregoi se pasi kishte shkuar te mjeku, ishte kthyer përsëri në dasëm dhe kishte kënduar.

Rrrëfimi i tij i plotë: