Ermal Krasniqi në dyshim për ndeshjen e sotshme në UEFA Champions League

Skuadra e Sparta Pragës sonte luan ndaj Brestit në ndeshjen e raundit të katërt në UEFA Champions League.
Në këtë ndeshje pritet të mungojë futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan Indeksonline
Krasniqi është i lënduar dhe pritet të mungojë në këtë takim që nis nga ora 21:00.
Futbollisti kosovar në ndeshjen e fundit luajti vetëm 10 minuta, pasi pësoi një lëndim dhe u zëvendësua menjëherë.
Kurse treshja tjetër shqiptare, Albion Rrahmani, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci janë të gatshëm./Indeksonline/
