75 Mall Live Search
22:32 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Ermal Krasniqi po bëhet baba, para tifozëve të Rapidit e mësoi gjininë

Skuadra e Rapid Bucurestit fitoi në javën e 24-të të Liga 1 në Rumani me rezultatin 2:1 ndaj Otelul.

Pas pëfundimit të ndeshjes, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi mësoi gjininë e fëmijës së tij para tifozëve të ekipit rumun, shkruan Indeksonline

Krasniqi kishte në duar një top dhe e goditi atë për ta mësuar se fëmija i tij do të jetë djalë.

Sigurisht që festa shpërtheu, kurse Krasniqi u emocionua shumë dhe gati sa nuk nisi të qante./Indeksonline/