Ermal Krasniqi sapo u zyrtarizua te skuadra e njohur evropiane

Futbollisti i njohur kosovar, Ermal Krasniqi para pak minutash është zyrtarizuar te skuadra e Polonisë, Legia Warszawa.
Krasniqi ishte pjesë e Sparta Pragës dhe tani është huazuar te Warszawa për sezonin 2025/26 me opsion blerjeje, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari do të veshë numrin 77 këtë sezon, ku u shpreh se po ndjehet shumë mirë dhe shumë i emocionuar në klubin e ri.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në klub. Ndihem shumë mirë dhe i emocionuar që ndodhem këtu në klubin më të madh në Poloni. Do të dua të tregoj më të mirën time për të ndihmuar ekipin dhe shpresoj ta sjell titullin përsëri te Legia. Pozicioni im kryesor është si sulmues i krahut të majtë, por mund të luaj edhe në të djathtë dhe si sulmues “, ka thënë Krasniqi.