13:25 / E Hënë, 23 Janar 2023 / MSH

Ermal Krasniqi sonte bën debutimin “e artë” për Cluj

Ermal Krasniqi sonte do të debutojë për CFR Cluj.

Krasniqi sonte pritet të jetë startues me ekipin rumun, pas trasnferimit nga FC Ballkani, raporton Indeksonline.

Ndeshja debutuese e Krasniqit do të jetë pikërisht derbi i ligës, ku Cluj do të takohet me ekipin që është në krye të tabelës, Farul Constanta.

Ndeshja që do të luhet në “Stadionul Central” do të fillojë në ora 19:00.