75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Ermal Mamaqi e nis ditën me thënien: Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet

Komediani dhe këngëtari Ermal Mamaqi është mjaftë aktiv në rrjetet sociale duke shpërndarë në  vazhdimësi pamje si nga jeta profesionale ashtu edhe ajo personale, shkruan IndeksOnline.

Ai ndonëse gjithmonë njihet për batutat e tij, ka dhe raste kur di të jetë serioz e të përçoj mesazhe frymëzuese e pozitive për të gjithë ndjekësit e tij.

Në këtë mënyrë ka nisur ai ditën e sotme, duke shpërndarë një mesazh pozitiv dhe frymëzues për të gjithë ata që për një ose tjetër arsye po kalojnë ndonjë vështirësi.

“Ndoshta sot të ka ndodhur diçka që duket sikur të ka marrë lumturinë, e se nuk do të mund të gjesh dot asgjë të ngjashme që të të përmbushë.
Mund të jetë një vend pune, një shtëpi, një njeri…
Kushdo apo çfarëdo qoftë, e ke gabim.
Fakti është se kur një derë na mbyllet, ne qëndrojmë aq gjatë para saj, duke qarë e duke vuajtur, sa që nuk i vëmë re dhejtra dyert e tjera që na hapen. (dhe shpesh, janë shumë më të mira për ne se ajo që u mbyll)”, ka shkruar Mamaqi në Instagram./IndeksOnline

Postimi i plotë i tij: