21:04 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen, publikon videon më të ëmbël me Amin

Prezantuesi dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi sot ka festuar ditëlindjen.

Ai ka marrë urime të shumta nga miq, familjarë e adhurues të shumtë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Ermali ka treguar se sa i lumtur dhe me fat është teksa ka publikuar një video së bashku me bashkëshorten e tij, Amin.

Çifti i njohur dukeshin më të lumtur se kurrë më parë, të përqafuar dhe buzëqeshur.

“Jam i lumtur… Në jetë, kam kuptuar se më e rëndësishme se të kërkosh gjërat që do, është të vlerësosh ato që ke.Jam falenderues për çdo minutë të jetës time. Faleminderit për urimet tuaja dhe faleminderit që më lejoni të jem pranë jush nëpërmjet vëmendjes që më jepni. Ju dua” ka shkruar Ermali në mbishkrimin e videos./Indeksonline/