19:21 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi publikon pamje të shkatërrimit që shkaktoi tërmeti i sotëm

Aktori dhe moderatori i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, sikur edhe shumë personazhe të njohura po e bashkëndjenë dhimbjen me gjithë shqiptarët për momentet e rënda që po kalojnë në Shqipëri, si pasojë e tërmetit që përfshiu disa zona, në orët e hershme të mëngjesit.

Efektet shkatërruese të këtij tërmeti janë të dukshme, sidomos në zonën e Durrësit e Thumanës, ku po shënohen disa viktima.

Ermal Mamaqi ka ndarë me publikun pamje ku shihet dëmet që ka shkaktuar ky tërmet i rëndë.

“Efektet shkatërruese të tërmetit të sotshëm. Zoti ju bekoftë të gjithëve!” , ka shkruar ai, duke thirrur gjithashtu për ndihmë ndaj të prekurve nga ky tërmet. /Indeksonline/