Ermal Mamaqi shikon anën pozitive të mbylljes në shtëpi: Mos më gjykoni, e kam shijuar shumë këtë kohë

Aktori dhe moderator i njohur, Ermal Mamaqi përkudër izolimit në shtëpi, ka vendosur të shoh anën positive.
Ai përmes një shkrimi emocional a treguar se si e ka kaluar kohën gjatë këtyre ditëve I mbyllur në shtëpi, shkruan Indeksonline.
Ermali tregoj se po gjen më shumë kohë për fëmijët e tij, për pasionet që më parë nuk kishte kohë dhe për të pushuar më shumë pas jetës dinamike që ka.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
“Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj që ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë ndalo, ngadalë. Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën”.
Është si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik”.
“Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gjë. Dhe po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po bëhemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogël me mendjen. Do ja dalim.