17:41 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi tregon sekretin se si të parandaloni divorcin

Ermal Mamaqi është i njohur për publikun për mënyrën sesi bën shaka si dhe për emisionet që ka drejtuar shkruan Indeksonline.

Ai përmes një fotoje të bashkëshortes, Amardës, dha këshillë se si të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje.

“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.

Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.

Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë.? Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola…  dmth ja dola që mos ha i super dru…

@amardatoska të dua.”/Indeksonline/