17:49 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / AR

Ermal Mamaqi zbulon të vërtetën, ja ku do ta shohim Borën

Pak kohë më parë teksa ishte i ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Ermal Mamaqi tha se Bora Zemani do të ishte në sezonin e dytë të serialit “H.O.T”.

Mirëpo, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Ermali ka treguar se Bora nuk do të jetë pjesë e serialit, por e filmit të tij më të ri. Ky film pritet të vij në fund të vitit 2022 ose në vitin 2023.

I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore. Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial. Në një film tjetër. Ajo pjesa në Big Brother ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit. Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë. Jemi shumë miq. Është Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shprehur interesin. Është fjala për një film në kinema dhe mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër“, ka thënë Ermali.