Ermal Meta vendos t’ia ndërtojë shtëpinë, një familjeje të prekur nga tërmeti
Ermal Meta është një kantautor shqiptar i rritur në Itali. Ai karrierën e tij muzikore kryesisht e ka zhvilluar në Itali, duke kompozuar për disa artistë italianë.
Ermali, gjithashtu ka ka qenë anëtar i bandave italiane si Ameba4 dhe La Fame di Camilla, përcjellë Indeksonline.

Në këto ditë të vështira për gjithë popullin shqiptar, pas tërmetit në Shqipëri, edhe ai i është bashkuar dhimbjes së të gjithë atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur.
Gjithashtu, ai është munduar që të ndihmonte sipas mundësive në ndërtimin e shtëpisë për një familje të prekur nga tërmeti.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohesha apelit të Erion Veliajt, duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin midis rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël që të jetë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
