75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / b l

Ermal Sadiku për Rron Gjinovcin e Xhevdet Pozharin: I paska porositë Kurti me na sulmu mua e Janinën

Kandidati i LDK-së për deputet, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj Rron Gjniovcit e Xhevdet Pozharit, të cilët kanë shpërndarë një fotografi, ku dy ish-deputetët e LDK-së shihen në Mitrovicë të Veriut.

Sadiku në Facebook ka shkruar se Rronin e Xhevdetin nuk i ka armiq, por as ai dhe as Janina Ymeri nuk janë problemi i Kosovës.

“Problemi është keqqeverisja, mospuna dhe mungesa e rezultateve. Problemi është deficiti tregtar më i larti në histori. Projektet kapitale kanë mbetur peng i mosdijes dhe paaftësisë. Paratë për shkolla e spitale po shpenzohen për blerje të rrymës. Jemi të izoluar në diplomaci dhe shteti po zbrazet nga rinia”, ka shkruar ndër të tjera Sadiku.