10:58 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ermali, baba i përkushtuar, shijon mëngjeset me të bijën

Ermal Fejzullahu bashkë me familjen e tij kohët e fundit shijuan pushimet në Jug të Shqipërisë.

Por, me t’u kthyer në Prishtinë, këngëtari i mirënjohur përsëri ka gjetur kohë për t’ia kushtuat familjes.

Ditën e sotme, Ermali e ka nisur pikërisht me të bijën e tij, Bunën e cila në disa postime në Instagram shihet se po i shijon pafund mëngjeset me babain e saj.

Ndërsa, kujtojmë se Ermali është i martuar prej vitesh me Arianën dhe bashkë kanë 4 fëmijë.

Ndryshe, Ermali ka kohë që nuk ka promovuar një projekt të ri, kënga e tij e fundit është: “Për një dashuri” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin./Indeksonline/