08:45 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Ermali dhe Ariana mëngjes romantik, në Maldive

Ermali dhe Ariana bashkë me dy fëmijët e tyre prej ditësh kanë nisur pushimet në ishullin Maldive.

Pas një viti të ngarkuar me angazhime profesionale, këngëtari i mirënjohur po shijon një pushim të merituar, pranë njerëzve të tij më të dashur.

Çifti i njohur nga Maldivet kanë sjellur imazhe e video të shumta, duke treguar se po kalojnë ditë të mrekullueshme me njeri-tjetrin.

Ndërsa, dyshja sot kanë nisur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme, ata kanë zgjedhur të shijojnë një mëngjes në mes të detit, nga këqyrin një pamje mahnitëse të ishullit.

“Një mëngjes si ky”, ka shkruar Ermali teksa shihet pranë bashkëshortes, Ariana.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana janë prindër të 4 fëmijëve./Indeksonline/