75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Ermali dhe Ariana në veshje sportive, shijojnë diellin e Brezovicës

Si shumë artistët të tjerë që tashmë kanë anuluar të gjitha aktivitet edhe Ermal Fejzullahu është në mesin e tyre, por që ditët e izolimit ka ikur nga zhurma e qyteteve, për të kaluar kohën në një vend malor.

Ai bashkë me  familjen e tij kanë zgjedhur Brezovicën si një vend për të kaluar këto ditë karantinimi, ndërsa që nuk kanë munguar postimet nga ai dhe Ariana.

Në një fotografi të fundit, Ermali shihet përkrah bashkëshortes, teksa të dy duken për mrekulli në veshje sportive teksa shijojnë kohën e bukur me diell dhe natyrën.

Ermali i cili ka një shtëpi në një prej vendeve më turistike të Kosovës, vazhdimisht gjen kohë që bashkë me familje të relaksohen në Brezovicë./Indeksonline/