12:47 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ermali dhe Kida gati ta ndezin atmosferën në këtë qytet të Kosovës

Kida dhe Ermal Fejzullahu kanë sjellur në bashkëpunim këngën ‘Telat’ e cila për një kohë të shkurtër arriti shifra milionëshe të dëgjueshmërisë, shkruan Indeksonline.

Kjo është edhe një motiv më shumë që dyshja të jetë mjaft e kërkuar edhe nëpër koncerte dhe ndeja që organizohen gjithandej.

Sot, me datën 15 korrik Ermal Fejzullahu dhe Kida pritet të jenë mysafir në një ndejë të organizuar në qytetin e Gjilanit, ku padyshim se atmosfera do të jetë në maksimum. /Indeksonline/