75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ermali feston ditëlindjen, Sabri Fejzullahu ka një dedikim të veçantë për të birin

Ermal Fejzullahu po e feston sot ditëlindjen e 31 dhe këngëtari i njohur ka marrë urime të ndryshme qoftë nga familjarët, kolegët apo miqtë e tij, shkruan Indeksonline.

E në këtë ditë në adresë të tij ka ardhur edhe një urim shumë i veçantë nga babai i tij, legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu.

Ai ka bërë një dedikim mjaft emocional për të birin duke i uruar : “Krenaria jem , drite e syve te mi. Me Ty mburem se je artist i madh dhe je burre i vertet i fjales e beses.Kurr mos tu ndalt suksesi si Artist , dhe ska me tu ndal kurr se Ti e don kangen , ke linde artist.I bofsh 100 ishalla Zot , me shendet me pune me dashni e suksese dhe vetem suksese.Baba Sabri”

Kujtojmë që Ermali nuk ka të ndalur me sukseset me projektet muzikore, siq ishin “Tela” në bashkëpunim me Kidën apo së fundmi “M’ke harru” në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Indeksonline/