18:40 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Ermali i ndejave, rekordeve dhe i publikut

Njëri nga këngëtarët më aktiv këtë sezonë si për koncerte dhe projekte muzikore është padyshim Ermal Fejzullahu.

Pas këngëve në duet më të cilat “goditi” tregun muzikor, ai po arrin të bëj për vete mijëra fansa edhe me paraqitjet e veçanta skenike.

Me disa video të publikuara në “Instastory” shihet se në tri qytete, Ferizaj, Gjilan e Shkup ka ndezur atmosferën me hitet plotë gjallëri.

Që po thyen rekord kudo që merr pjesë, mund ta shikoni në pamjet më poshtë./Indeksonline/